Firewall & Siguri Rrjeti
Konfigurim firewall-i, segmentim me VLAN dhe zbulim ndërhyrjesh (IDS/IPS) për kontroll e mbrojtje të plotë të trafikut.
Firewall, VPN, monitorim me SIEM dhe siguri endpoint, on-site dhe remote. Sisteme të qëndrueshme, të monitoruara 24/7, që ju të fokusoheni te biznesi.
Firewall, VPN, SIEM, rrjete wireless, CCTV dhe zhvillim software-i: një partner i vetëm për teknologjinë e biznesit tuaj.
Konfigurim firewall-i, segmentim me VLAN dhe zbulim ndërhyrjesh (IDS/IPS) për kontroll e mbrojtje të plotë të trafikut.
Lidhje të enkriptuara dhe akses remote i mbrojtur me autentikim dy-faktorësh, kudo që ndodheni.
Mbrojtje e centralizuar e të gjitha pajisjeve si partner zyrtar i Bitdefender GravityZone, e plotësuar me Wazuh agent për zbulim kërcënimesh në çdo pajisje.
Monitorim në kohë reale dhe analizë e trafikut të rrjetit, me alarme, regjistra dhe raporte sigurie për çdo pajisje.
Mbulim Wi-Fi me disa antena për hotele, lokale dhe shtëpi të mëdha: sinjal i qëndrueshëm kudo.
Montim dhe konfigurim i sistemeve të kamerave sipas kërkesave specifike të biznesit tuaj.
Zgjidhje energjie rezervë që sistemet tuaja të mos ndalen kurrë nga ndërprerjet e energjisë.
Faqe interneti dhe programe ndihmëse të vogla, të ndërtuara posaçërisht për problematikat e biznesit tuaj.
Riparim dhe mirëmbajtje e pajisjeve hardware, me ndërhyrje të shpejta kur ju nevojiten.
Si partner zyrtar i Bitdefender, ju ndihmojmë të zgjidhni paketën që i përshtatet biznesit tuaj dhe kujdesemi vetë për instalimin e saj. Çdo nivel mbrojtjeje zvogëlon ndjeshëm pikat e dobëta të kompjuterëve tuaj dhe e mbështet biznesin në përmbushjen e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave.
Cila paketë ju përshtatet? Klikoni profilin që i ngjan më shumë biznesit tuaj:
Mbrojtja bazë për biznese të vogla dhe të mesme: antivirus i avancuar, firewall dhe menaxhim i centralizuar i të gjitha pajisjeve nga një panel i vetëm.
Gjithçka nga paketa bazë, plus parandalim të avancuar kërcënimesh: analizë e sjelljes së programeve, mbrojtje nga ransomware dhe nga sulmet pa skedarë. E përshtatshme për biznese që përpunojnë të dhëna të ndjeshme.
Niveli më i lartë i mbrojtjes: zbulim dhe reagim ndaj incidenteve (EDR/XDR), analizë rreziku për çdo pajisje dhe pamje e plotë e sulmeve. E krijuar për klinika mjekësore, institucione financiare dhe organizata që kërkojnë sigurinë maksimale.
Nuk jeni të sigurt cili nivel ju përshtatet? Na kontaktoni dhe ju këshillojmë falas, sipas madhësisë dhe kërkesave ligjore të biznesit tuaj.
Aktualisht kujdesemi për infrastrukturën IT të disa bizneseve: nga rrjeti dhe firewall-i, te siguria dhe monitorimi. Puna jonë nuk ndalet te zgjidhja e problemeve: çdo pajisje në rrjetin tuaj monitorohet vazhdimisht me SIEM.
Si partner i Bitdefender GravityZone dhe me përvojë në Mikrotik, pfSense, OPNsense, FortiGate, ndërtojmë sisteme të qëndrueshme që ju të përqendroheni te biznesi pa u shqetësuar për teknologjinë.
Identifikojmë dhe parandalojmë problemet para se ato të ndikojnë te puna juaj.
Ndërhyjmë shpejt, on-site ose remote, sepse çdo minutë ndërprerje kushton.
Çdo sistem ndërtohet me elementët e sigurisë si parësorë, që nga themeli e jo si shtesë.
Nuk jemi thjesht ofrues shërbimi, por ekipi juaj IT i besuar që ju mbështet në vazhdimësi.
Suportin remote zakonisht e nisim brenda pak minutash gjatë orarit të punës, ndërsa ndërhyrjet on-site i planifikojmë sipas urgjencës; problemet kritike kanë gjithmonë përparësi.
Po. Suporti remote dhe monitorimi funksionojnë kudo që ndodheni, ndërsa për ndërhyrjet on-site na kontaktoni dhe i planifikojmë së bashku sipas vendndodhjes suaj.
Licencat llogariten sipas numrit të pajisjeve (kompjuterë dhe serverë) dhe nivelit të paketës që zgjidhni. Na kontaktoni dhe ju përgatisim një ofertë të saktë, pa asnjë detyrim.
Instalojmë një sistem monitorimi brenda rrjetit tuaj, ku mblidhen regjistrat e të gjitha pajisjeve; të dhënat qëndrojnë gjithmonë tek ju. Sistemi njofton automatikisht për aktivitete të dyshimta.
Po, instalimi është vetëm fillimi. Ofrojmë mirëmbajtje të vazhdueshme, përditësime dhe suport on-site e remote, që sistemi juaj të mbetet i sigurt dhe funksional me kalimin e kohës.
Na shkruani ose telefononi: përgjigjemi shpejt dhe ju ndihmojmë të gjeni zgjidhjen e duhur.